Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, ka thënë se Gjykata Speciale është një hap i rëndësishëm për Kosovën, në integrimin e saj të plotë në strukturat evropiane.
“Mendoj se Gjykata dhe çka do të dalë nga ajo do të jenë hapa shumë të rëndësishëm për Kosovën në shtegtimin e saj drejt integrimit të plotë në strukturat evropiane, që e kam thënë shumë herë është qëllimi im për Kosovën”, ka thënë Delaëie në emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK.
Sipas tij, kjo Gjykatë do të ndajë drejtësi për krimet dhe do ta qartësoj
“Kam besim të plotë në aftësinë e gjykatës për të ndarë drejtësi për krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme”, është shprehur ambasadori amerikan./Insajderi.com