×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik: Dhuna është humbje e kohës

    Insajderi
    16 February 2016 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se krizat politike kërkojnë zgjidhje përmes dialogut dhe jo të dhunës.

    Sipas tij, përdorimi i çfarëdo mjeti të dhunës nxitë përdorimin edhe më të madh të forcës, e cila është e rrezikshme.

    “Nëse ti përdor gaz lotsjellës, ai do të përdorë gurë, nëse ai përdor gurët, ai tjetri me çka do të përgjigjet, me armë dore? E kemi pasur të njëjtën ngjarje në Irlandën Veriore gjatë viteve ’60- a, ku ka jetuar edhe familja ime, ka humbur 25 vjet në atë konflikt” ka thënë ambasadori O’Connell.

    “Pra, është shumë i rrezikshëm përdorimi i dhunës”, ka shtuar O’Connell në një intervistë dhënë të përditshmes Zëri.

    Komentet e tij vijnë vetëm një ditë para se tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – të mbajnë një protestë në Prishtinë.  Sic kanë paralajmëruar këto parti, kjo protestë pritet të jetë më e madhja që nga përfundimi i luftës.

    Në fakt, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë të shtunën e kaluar se kjo protestë do të jetë “goditja përfundimtare ndaj qeverisë.”

    Të tri partitë opozitare kanë organizuar një numër protestash në muajt e fundit në kundërshtim të dy marrëveshjeve të lidhura nga ana e Qeverisë së Kosovës: me Serbinë për themelimin e asociacionit të komunave serbe, dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

    Protestat e organizuara deri më tani kanë eskaluar në dhunë./Insajderi

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark