Në ambientet e fabrikës “Prince Caffe” në Pejë, sot erdhi një mysafir i veçantë.
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, vizitoi çdo cep të vendit ku prodhohet kafja.
Ai u prit nga themeluesi Shkëlqim Devolli me bashkëpunëtorë, nga të cilët u njoftua me procesin e prodhimit në plotni.
Hargreaves tha për Klan Kosova se ishte i lumtur që kishte realizuar një vizitë të këtillë në një vend që përbën fuqi ekonomike për Kosovën.
Poashtu, i lanë përshtypje dy elemente:
“E mrekullueshme të jem këtu sot. Më bënë përshtypje të madhe dy gjëra. E para, shtetet e shumta me të cilat kjo fabrikë ka bashkëpunim, si dhe shumëllojshmëria e kafesë që prodhon. Dhe e dyta, numri i personave të punësuar. Për Kosovën është e rëndësishme të ketë kompani të këtilla me këso kapacitete”, u shpreh Hargreaves pas vizitës disaorëshe tek Devolli Corporation.
Kujtojmë se ambasadori i Britanisë kishte vizituar edhe pikën e prodhimit të dyshekëve “Comodita” në Gjakovë, ku ishte shprehur i habitur me kapacitetet dhe cilësinë e kësaj kompanie, që është poashtu nën ombrellën e korporatës Devolli.


