Ambasadori britanik kërkon urgjent formimin e institucioneve të reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik kërkon urgjent formimin e institucioneve të reja

    Insajderi
    17 April 2025 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës dhe institucionet e tjera të formohen menjëherë.

    Hargreaves në reagimin e tij ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të presin bashkëpunim nga liderët politik në interes të vendit.

    Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova ka urgjentisht nevojë për një Kuvend dhe një qeveri funksionale. Qytetarët kanë të drejtë të presin që udhëheqësit e tyre politikë të bashkëpunojnë në interes të vendit”, thuhet në reagimin e tij.

    Përgjatë ditës së enjte ka dështuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ajo pritet të mbahet të shtunën, nga ora 12:00. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark