Ambasadori britanik nga Zveçani: E mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik nga Zveçani: E mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në zgjedhje

    Insajderi
    12 October 2025 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves në ditën e zgjedhjeve ka zgjedhur të vizitojë komunën e Zveçanit.

    Në një video të publikuar në Facebook, ambasadori britanik thotë se është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit që dalin për të votuar sot.

    “Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën, njerëz që e shprehin vullnetin se kush do t’i përfaqësojë ata për çështjet që i shqetësojnë më së shumti në jetën e përditshme”

    Hargreaves shtoi se do të shkojë edhe nëpër komuna tjerë, derisa shtoi se shpreson që të shohë shumë njerëz që votojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark