Në procesin zgjedhor janë raportuar tetë incidente.
Prokurorja Laura Pula. tha se çdo person që fotografon votën do të ndalohet dhe do të verifikohet se për çka e ka fotografuar atë votë
“Bazuar në numrin e votuesve dhe raportimit të rasteve mund të themi lirisht se nuk e kemi asnjë person të ndaluar deri më tani për veprën penale që ka të bëjë me të drejtën e votimit apo nga kapitulli i posaçëm që në vete ngërthen 11 vepra penale. çdo person që fotografon votën do të ndalohet dhe do të verifikohet se për çka e ka fotografuar atë votë. Është e vërtetë që kemi pasur raportime për tri raste, mirëpo ata janë intervistuar dhe janë liruar ngase nuk është vërtetuar që ka pasur ndonjë pretendim të caktuar”, shton Pula.