×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasadori britanik shpreh ngushëllime për viktimat në Pejë: I impresionuar nga ndihma për të prekurit nga vërshimet

    Insajderi
    25 June 2023 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mirsada dhe Dion Ademaj, nga vërshimet e djeshme në Pejë.

    Abbott, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se ka ngelur i impresionuar nga angazhimi për ndihmë për banorët e prekur nga vërshimet në Pejë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së dy personave që humbën jetën mbrëmë në Pejë. Më bën përshtypje përkushtimi i të gjithë atyre që janë përfshirë në mbështetjen e të prekurve nga përmbytjet”, ka thënë Abbott.

    Mbrëmë nga përmbytjet në Pejë mbetën të vdekur nënë e bir. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark