Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, ambasadori i Francës në Serbi, Jean-Louis Falconi, duke folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ka pretenduar se një marrëveshje është e nevojshme dhe se stabiliteti dhe zhvillimi i Ballkanit Perëndimor varet nga ai pajtim.
“Nga ajo varet edhe rruga e tij evropiane. Rruga për këtë marrëveshje kalon përmes negociatave të udhëhequra nga BE në Bruksel, me mbështetjen e fortë të Francës. Ajo për çka tashmë është pajtuar duhet të zbatohet me mirëbesim dhe çështjet e reja duhet të zgjidhen në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht e detyrueshme”, ka thënë Falcon.
I pyetur në lidhje me pozicionin e Francës mbi përparimin e Serbisë në rrugën evropiane, Falcon tha se kërkohen reformat e nevojshme por gjithashtu kyçe, të tilla si sundimi i ligjit.
“Kur shoh një dekurajim të caktuar në Serbi, ju kujtoj se që nga viti 1957, të gjitha vendet që kanë aplikuar për anëtarësim në BE dhe të cilat kanë zbatuar reformat e nevojshme për ta arritur atë – përveç Turqisë, me të cilën negociatat janë ende duke vazhduar – janë anëtarësuar në BE”, ka thënë ambasadori francez./Insajderi.org.