Insajderi
Lajme

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

Insajderi
14 March 2026 - 10:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rainer Rudolph, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka mirëpritur angazhimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rudolph ka theksuar rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për mënyrën e zbatimit të këtyre dy ligjeve, si dhe për sigurimin e dokumenteve të nevojshme për qytetarët.

“Mirë që u arrit pajtimi për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete në Kosovë. Sigurimi i lejeve të qëndrimit dhe punës për punëtorët dhe studentët, shmangia e ndërprerjes së shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, si dhe gjetja e zgjidhjeve praktike për lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës janë çështje të rëndësishme. Ndërtimi mbi këtë progres do të jetë kyç”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark