Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka pritur sot në ambasadë disa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës,.
Ai tha se me ta ka diskutuar për çështje të komunitetit të tyre, derisa tha se SHBA përkrah një Kosovë multietnike.
“Pata rastin të presë sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Mendimet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka shkruar ai.