×
Insajderi

Ambasadori i Gjermanisë takon Visar Duriqin, dy javë pas sulmit fizik ndaj tij

Insajderi
16 March 2021 - 16:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mediat dhe gazetarët duhet të kenë mundësinë të punojë të pa frikësuar, ka thënë sot Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, pas një takimi që zhvilloi sot me Visar Duriqin, gazetarin e Insajderit.

Rohde dhe Duriqi kanë drekuar së bashku, dy javë pas sulmit fizik, viktimë e së cilës ishte autori i emisionit InDoks.

“Sot drekova me gazetarin hulumtues Visar Duriqi nga Insajderi, njëkohësisht ish-mysafir i Fondacionit për Personat e Përndjekur Politik në Hamburg, i cili u sulmua egërsisht dy javë më parë. Media duhet të jetë në gjendje të punojë pa frikë”, u shpreh Rohde. /Insajderi.org

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark