Insajderi
Lajme

Ambasadori i Kosovës në Gjermani ngushëllon familjet e viktimave: Jemi në kontakt me autoritetet

Insajderi
07 August 2026 - 11:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasadori i Kosovës në Gjermani ngushëllon familjet e viktimave: Jemi në kontakt me autoritetet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova

Për këtë aksident ka shkruar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se ambasada është në kontakt me autoritet gjermane.

Ai shprehi ngushëllime për familjarët e të afërmit e viktimave.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente jashtëzakonisht të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave.  U prehshin në paqe!”, ka shkruar Ajeti.

Viktimat janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark