Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili thotë se Turqia do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm i Kosovës.
Diplomati turk ka folur edhe për dronët Bayraktar, të blerë së fundmi nga Turqia si dhe për ushtarët e KFOR-it në kuadër të misionit të NATO-s.
“Deri më tani, blerjet e reja ushtarake nuk janë në agjendën tonë. E rëndësishme është që qëllimi i tyre është mbrojtës dhe bashkëpunimi ynë në mbrojtje është plotësisht në përputhje me kornizën e NATO-s dhe jo kundër ndonjë vendi të tretë përfshirë Serbinë”.
Angili thotë se shteti që ai e përfaqeson mbështet fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë çështje. Vetëm një zgjidhje diplomatike do të siguronte stabilitet të qëndrueshëm. Prandaj, të gjitha palët duhet të punojnë për të arritur progres në procesin e dialogut. Përshkallëzimi nuk është i dobishëm”
Ai tha se Turqia do de-përshkallëzimin në veri, i cili do të hapte rrugën për rifillimin e procesit të dialogut.
“Në këtë drejtim, zgjedhjet në veri me pjesëmarrjen e plotë të popullatës serbe do të ofronin terrenin e nevojshëm për negociata kuptimplote. Turqia do të jetë e gatshme të kontribuojë në këtë proces nëse të dyja palët dëshirojnë ta bëjmë këtë”.