×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori O’Connell: 8 Marsi nuk festohet në Britani

    Insajderi
    08 March 2016 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se herën e parë kur ka qëndruar në Kosovë për 8 mars ishte befasuar me traditën për festimin e saj.

    “Kjo ditë nuk festohet me të vërtetë në Britani dhe unë nuk e kisha parë këtë praktikë më parë. Por, më vjen mirë që kjo ditë shënohet në Kosovë”, ka thënë ai.

    Ai ka shfrytëzuar këtë ditë për të thënë se është përgjegjësi e të gjithëve që të kontribuojnë për barazi gjinore, si kush për një vend që të jetë I lirë dhe I sigurt.

    “Një vend mund të jetë i lirë vetëm kur të gjithë qytetarët e tij, burrat dhe gratë, gëzojnë të njëjtat të drejta dhe të njëjtat mundësi. Një vend mund të jetë i begatë vetëm kur burrat dhe gratë kanë të njëjtat të drejta pronësore dhe të njëjtën qasje në tregun e punës. Një vend mund të jetë i sigurt vetëm kur të gjithë qytetarët e tij janë të mbrojtur dhe kanë qasje në drejtësi”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    “Një ditë për të njohur kontributin e grave në shoqëritë tona nuk do t’i zgjidhë të gjitha këto sfida. Por kjo do të na japë një shans për të reflektuar mbi atë që duhet të bëhet dhe për të gjetur energji për ta bërë atë”, ka thënë ambasadori O’Connell./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark