Insajderi
Botë

Ambasadorja amerikane në Greqi reagon pasi SHBA ia kërkoi dorëheqjen

Insajderi
13 October 2026 - 17:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasadorja amerikane në Greqi reagon pasi SHBA ia kërkoi dorëheqjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle reagoi pasi Shtëpia e Bardhë i kërkoi të jepte dorëheqje.

“Mirënjohja dhe respekti im për presidentin Trump dhe sekretarin Rubio mbeten të palëkundura. Jam krenare për atë që arritëm së bashku dhe do të jem gjithmonë një mbështetëse besnike e presidentit Trump dhe misionit të tij për ta bërë Amerikën sërish të madhe”, shkroi ajo.

Ajo gjithashtu iu referua raportimeve të Wall Street Journal dhe mediave të tjera se i kishte kërkuar një donatori të presidentit amerikan, Donald Trump që t’ia paguante një faturë të majme të kartës së kreditit, duke shkaktuar një valë reagimesh.

“Këto akuza janë të rreme dhe kam ndërmend ta mbroj fuqishëm emrin, reputacionin dhe integritetin tim”, shkroi ajo në X.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark