Ambasadorja e ShBA-së në OKB, Nikki Haley, ka thënë në një intervistë për CNN-in se ajo e sheh ndryshimin e regjimit në Siri si njërin nga prioritetet e Administratës Trump në vendin e shkatërruar nga lufta civile.
Mposhtja e ISIS-it, largimi i ndikimit iranian nga Siria, dhe rrëzimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, janë prioritete për Uashingtonin, ka thënë Haley.
“Ne nuk shohim një Siri të paqes me Assadin aty,” ka thënë Haley.