Amerika i kërkon Serbisë të prishet me Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerika i kërkon Serbisë të prishet me Rusinë

    Insajderi
    11 July 2016 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland do t’i kërkojë Serbisë të distancohet nga cfarëdo lidhje me Rusinë.

    Kështu i kanë thënë gazetës Blic burime të afërta me qeverinë në Beograd, njofton Klan Kosova, transmeton Insajderi.

    “Rusia do të jetë njëra nga temat më të rëndësishme të bisedës së Nuland me Vucic”, ka shkruar e përditshmja. “Pas BREXIT nuk do të jetë më prioritet i BEs-së afrimi i shteteve tjera, gjë kjo e cila është në interes të Rusisë, e cila po e zgjeron ndikimin në Ballkan”.

    Burimi diplomatik i Blic ka thënë që Moska beson se zyrtarë të ambasadës amerikane në Beograd janë përfshirë në protestat antiqeveritare në Serbi.

    “Rusia po ashtu ka kritikuar haptazi Malin e Zi për shkak të hyrjes në NATO dhe po bën cmos të ndikoje te Serbia të mos marrë hapa të tillë, as për t’iu bashkuar Aleancës, por as BE-së”, ka thënë diplomati në fjalë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark