×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Amerika nën ethe – garë e ngushtë Clinton vs Trump

    Insajderi
    09 November 2016 - 02:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, kryeson në numërimin e Kolegjit Zgjedhor.

    Clinton ka fituar disa shtete verilindore, të cilat e kanë nxjerrë në epërsi përballë rivalit republikan, Donald Trump.

    Megjithatë në rezultatet që po lëvizin nga momenti në moment, Trump del shpesh përpara Clinton duke fituar shtete të vogla.

    Trump ka shënuar fitore në Kentaki, Indiana, Karolinën e Jugut dhe Oklahoma, por të dyja fushatat janë duke pritur me padurim numërimin e votave në shtetet me popullsi më të mëdha, që ofrojnë po ashtu më shumë vota të domosdoshme elektorale.

    Shtetet që duhet të fitohen përfshijnë Floridën, Ohajon dhe Karolinën e Veriut.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark