Insajderi
Biznes

Amerika, vendi i milionerëve

Insajderi
30 July 2019 - 13:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Revista Forbes ka hartuar një listë të njerëzve më të pasur për çdo shtet të SHBA, të cilët së bashku zotërojnë një pasuri neto prej 875 miliardë dollarësh.

Dhjetë prej tyre i kanë arritur fitimet në financa dhe investime. Tetë janë pasuruar nga moda dhe shitjet me pakicë, ndërsa pesë nga industria e ushqimit dhe pijeve.

Por pasuritë më të mëdha kanë pas si burim teknologjinë e lartë. Të katër miliarderët në listën e njeriut më të pasur në çdo shtet zotërojnë 251 miliardë dollarë secili, ose më shumë se një e katërta e pasurive në listën e pesëdhjetëshes të marra së bashku.

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në shtetin e Uashingtonit, është gjithashtu njeriu më i pasur në botë, me një pasuri neto prej rreth 157 miliardë dollarësh.

Familja më e pasur në SHBA është Familja Waltons. Jim dhe Alice Walton, fëmijët e themeluesit të rrjetit Walmart, Sam Walton, janë njerëzit më të pasur në shtetet ku ata jetojnë, transmeton VOA.

Më shumë se gjysma e njerëzve më të pasur në listë – 60 për qind – e kanë vënë vetë pasurinë, ndërsa 21 për qind e kanë të trashëguar. Nëntëmbëdhjetë për qind janë pasuruan duke zgjeruar një biznes ekzistues që u ishte lënë nga të tjerë.

Një listë e publikuar nga howmuch.com, rendit njeriun më të pasur në çdo shtet të SHBA.

Më poshtë është lista e 10 më të pasurve, që tregon shtetin, pasurinë neto dhe burimin e pasurisë:

  1. Uashington: Jeff Bezos dhe familja, 157 miliardë dollarë, Amazon
  2. Nebraska: Warren Buffett, 85 miliardë dollarë, Berkshire Hathaway
  3. Kalifornia: Mark Zuckerberg, 71 miliardë dollarë, Facebook
  4. Nju Jork: Michael Bloomberg, 53.8 miliardë dollarë, Bloomberg LP
  5. Arkansas: Jim Walton, 51.1 miliardë dollarë, Walmart
  6. Teksasi: Alice Walton, 50.1 miliardë dollarë, Walmart
  7. Kansas: Charles Koch, 42 miliardë dollarë, Koch Industries
  8. Nevada: Sheldon Adelson, 35.7 miliardë dollarë, kazino
  9. Oregon: Phil Knight dhe familja, 35 miliardë dollarë, Nike
  10. Virxhinia: Jacqueline Mars, 28.1 miliardë dollarë, karamelet


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark