Insajderi
Botë

Amerikanët i bashkohen sulmeve izraelite ndaj Iranit?

Insajderi
28 February 2026 - 08:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Amerikanët i bashkohen sulmeve izraelite ndaj Iranit?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Izraelk ka nisur sulmet ajrore në kryeqytetin iranian, Teheran.

Sipas New York Times, duke cituar një zyrtar amerikan, në sulme po marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe Associated Press raporton se SHBA po merr pjesë në sulmet e Izraelit kundër Iranit.

Një zyrtar izraelit i mbrojtjes i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se operacioni i mëngjesit është koordinuar me SHBA-në, shkruan skynews.

Ndërkohë, një burim izraelit i sigurisë ka deklaruar se sulmi që po zhvillohet në Iran është një operacion i përbashkët SHBA–Izrael, raportoi Channel 12 i Izraelit.

Izraeli thuhet se ka tentuar të eliminojë presidentin iranian, Masoud Pezeshkian.

Rreth 30 objektiva në të gjithë Iranin janë goditur, përfshirë rezidencën e presidentit iranian dhe një seli të inteligjencës.

Deri tani nuk është raportuar për lëshim raketash drejt Izraelit, ndërsa qytetarëve izraelitë u kërkohet të qëndrojnë pranë dhomave të sigurta, por jo të hyjnë brenda tyre.

Shërbimet izraelite të inteligjencës dhe ato ushtarake vlerësojnë se në një afat shumë të shkurtër pritet një kundërsulm masiv ndaj Izraelit, i cili mund të përfshijë tufa dronësh dhe raketa balistike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark