Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një paralajmërim të ri rreth udhëtimit për në Rusi.
Duke përmendur potencialin për ngacmim të qytetarëve amerikanë, paralajmërimi përsërit thirrjet për amerikanët që të mos udhëtojnë në Rusi ose të largohen menjëherë nëse janë atje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Amerikanët gjithashtu u paralajmëruan për “zbatimin arbitrar të ligjit lokal”.
“Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të bëni marrëveshje vetë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet njoftim.
ShBA-ja mbylli ambasadën dhe konsullatën e saj në Ukrainë disa ditë pasi presidenti Putin njoftoi për pushtimin.