Amnesty International akuzon Turqinë për dëbimin e kurdëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Amnesty International akuzon Turqinë për dëbimin e kurdëve

    Insajderi
    08 December 2016 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Amnesty International akuzon Turqinë për dëbimin dhe zhvendosjen e rreth gjysmë milioni kurdësh. Ata janë tani të varur nga ndihmat e organizatave ndërkombëtare.

    Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International akuzon Turqinë për dëbimin dhe zhvendosjen e rreth gjysmë milioni njerëzve. Veçanërisht i prekur është Suri, një lagje e vjetër e populluar nga kurdët në qytetin milionësh Dijarbakir. Shumë shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë. Përveç kësaj ka pasur shpronësime të shumta. Amnesty u bën thirrje autoriteteve turke që të paguajë dëmshpërblime dhe kompensime adekuate për shpronësimet apo pronat e  shkatërruara.

    Përveç kësaj, autoritetet duhet t’u sigurojnë ish-banorëve mundësinë për t’u kthyer në lagjen e tyre. Qeveria turke nuk është shprehur deri tani konkretisht për të ardhmen e lagjes Sur, njofton DW.

    Gjendje shtetrrethimi

    Në shtator 2015 në Sur u vendos për herë të parë gjendje shtetrrethimi për të luftuar terroristët, sikurse u tha. Të rinj përkrahës të PKK-së e shpallën asokohe lagjen Sur si zonë të vetadministruar dhe ngritën barrikada në rrugë. Gjatë luftimeve rrugëve të kësaj lagjeje u vranë edhe 321 civilë të pafajshëm, ndër ta edhe 79 fëmijë. Andrew Gardner nga Amnesty International, thotë se pas këtyre luftimeve u zhvendosën dhe u dëbuan me dhunë nga Suri të paktën 24.000 banorë.

    Të varur nga ndihmat e organizatave ndërkombëtare

    Kush nuk donte të largohej i duhej të përballej me rreth 20 ditë pa rrrymë elektrike dhe ujë. Shumica e të shpërngulurve jetojnë në banesa të vogla në periferi të qytetit dhe shpesh nuk janë në gjendje të paguajnë qiranë. “Shumë familje jetojnë në varfëri dhe janë të varura nga ndihmat e organizatave ndërkombëtare” – thotë Gardner.

    Dëbime me forcë ka pasur edhe në qytete të tjera kurde si Sirnak dhe Cizre. Amnesty International bën thirrje që popullsia të kthehet në lagjet dhe vendbanimet e saj të origjinës. Por qeveria turke nuk tregon se cilat janë planet e saj për lagjen Sur.(DW)

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark