×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Analist Ramabaja e quan “çudi” pse shqiptarët janë kombi më pro-amerikan, thotë se s’u pëlqen evropianëve

    Insajderi
    27 February 2024 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Sadri Ramabaja tha se një pjesë e perëndimorëve nuk i shikojnë me sy të mirë kosovarët që janë populli me pro-amerikan.

    Ramabaja kështu tha në Pressing në T7.

    “Kombi shqiptar shquhet për një çudi tjetër, është kombi më pro-amerikan në Evropë, po them në syrin e evropianëve dhe nuk na shikojnë shumë mirë herë pas here një pjesë e perëndimorëve në këtë rast”, tha Ramabaja.

    “Është çështje krejt tjetër se si na shikojnë evropiano-lindorët. Njëri prej deputetëve ukrainas e pohoi edhe një fakt tjetër, “bëhuni gati të mbroheni vetë”, sepse ata po përjetojnë humbjen e qytetit të tyre dhe si rezultat i përplasjeve të grupimeve të partive politike të SHBA-së”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark