Analisti Nexhmedin Spahiu i quan “bijë kurvash” anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti Nexhmedin Spahiu i quan “bijë kurvash” anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara

    Insajderi
    04 November 2016 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka sharë dhe fyer anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara për shkak se ditë më parë nuk e pranuan një ankesë të tij kundër gazetës Bota Sot.

    Spahiu, i ka shkruar e-mail Këshillit të Mediave të Shkruara që përbëhët prej anëtarëve të disa gazetave dhe portaleve, duke i sharë me nënë.

    “Shkoni bre n’pidh t”s’ames. Ua qifte qeni nanen te 11 anëtarëve me rend. Ju lutem percjellani 11 anetareve kete opinion timin per nanat e tyre kurva”, ka shkruar Spahiu.

    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 25 tetor 2016, shqyrtoi ankesën e Nexhmedin Spahiut kundër gazetës Bota Sot lidhur me artikullin “Nexhmedin Spahiu shegert i H. Thaçit e B. Rexhepit”, publikuar më 28 shtator 2016, dhe mori vendim që ankesa të mos miratohet.

    Ankesa e Nexhmendin Spahiut kishte të bënte me rimarrjen e licensës për TV Mitrovica në të mirë të ankuesit.

    Një opinion në këtë gazetë thoshte se “me anë të një mendimi të nxjerrë nga Paneli Këshillëdhënës i UNMIK-ut për të Drejtat e Njeriut, i përbërë nga tre anëtarë ndërkombëtarë më 26 nëntor 2010, në të cilin konstatohet se ka pasur shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, kërkohet nga përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm, të pranojë se ka pasur shkelje me rastin e mbylljes së TV Mitrovicës.

    “Meqenëse shkrimi në fjalë u vlerësua si opinion e jo lajm, KMShK u nis nga fakti se opinionet kanë liri më të madhe të paraqesin opinionet e tyre çka dallon nga lajmi ku kërkohen fakte të prekshme”, thuhet në vendim.

    “Për këtë ankesë, që të gjithë anëtarët e pranishëm, 11, votuan kundër”.

    nexhi

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark