×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Analisti i reagon Kurtit: Për Albinin nuk është me rëndësi esenca e Asociacionit por mënyra si e shet atë në popull

    Insajderi
    02 February 2023 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti në lidhje me pikat kushtëzuese për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i ka reaguar edhe analisti politik, Fitim Salihu.

    Sipas tij, për Kurtin me rëndësi është si e shet produktin (Asociacionin) tek qytetarët dhe jo përmbajtja e tij.

    “Sepse esenca e Albinit eshte forma. Me rendesi eshte si e shet produktin, çfare emri mban, çfare ngjyre ka, a do ta hajne karremin qytetaret apo jo… Forma si marketing, si brending. Per te, nuk ka rendesi esenca e produktit – nese eshte i demshem apo i dobishem”, ka shkruar Salihu në llogarin e tij në Facebook.

    Ai ka thënë se forma e Asociacionit është bërë vetë esenca e Kurtit dhe Asociacionit.

    Forma behet esence. Sepse s’ka esence. Prandaj, forma eshte esenca. Si e Albinit, ashtu edhe e Zajednices“, ka përfunduar ai.

    Ky është postimi i plotë i Salihut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark