×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Analisti që mori mijëra euro pagë nga Klani i Devollit i quan mediat struktura kriminale

    Insajderi
    18 June 2023 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë vazhduar edhe të dielën komentet fyese në drejtim të ekspertes së mediave, Flutura Kusari.

    Ajo po fyhet nga njerëzit që mbështesin Kurtin për shkak të pozicionimit të saj në mbrojtje të mediave të Kosovës.

    Kusari ishte e zëshme edhe në mbrojtjen e gazetarëve të sulmuar në veriun, por kritikoi ashpër edhe Qeverinë Kurti në rastin e tentativës per mbylljen e Klan Kosova, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ajo sot është goditur edhe nga një person që dikur paguhej mijëra euro në muaj nga Klan Kosova e biznesmenit Shkëlqim Devolli.

    Televizioni i Devollit për muaj të tërë i ka dhënë pagë këtij personi për shkak të prezencës si analist në emisionin e mbrëmjes “Rubikon”.

    Por, Gashi tashmë nuk merr pagë të majmë nga Devolli.

    Ai ka lansuar sot një ofendim ndaj Kusarit dhe mediave kosovare që janë mbrojtur nga Kusari, njëra prej të cilave ishte edhe Klani që dikur paguante Gashin.

    Në postimin e tij në facebook, mes tjerash, Gashi e ka quajtur Kusarin si “Shërbëtore” e personat që e mbështetën “njerëz që i kanë shërby strukturave kriminale të regjimit të vjetër“.

    “...shumica dërmuese e këtyre që po e mbrojnë këtë shërbëtoren që nganjëherë e prezentojnë si ‘eksperte’ 😃, janë njerëz që i kanë shërby strukturave kriminale të regjimit të vjetër”, shkruan Gashi në Facebook.

    Tutje, Gashi e ka nisur këtë status duke i cilësuar mediat kosovare si struktura kriminale të regjimit të vjetër.

    “çka ka seksiste nëse nuk të pëlqen frizura e dikujt? asgjë. e nëse nuk të pëlqen frizura e dikujt që i ka shërby e i shërben strukturave kriminale të regjimit të vjetër, të maskuara si ‘media’? prap asgjë”, shkruan ai.

    Postimi i tij erdhi pas reagimeve të shumta kundër Rron Gjinofcit i cili një ditë më parë e ofendoi Flutura Kusarin duke ia komentuar dukjen.

    Postimi i plotë:

    çka ka seksiste nëse nuk të pëlqen frizura e dikujt? asgjë. e nëse nuk të pëlqen frizura e dikujt që i ka shërby e i shërben strukturave kriminale të regjimit të vjetër, të maskuara si ‘media’? prap asgjë.

    nëse nuk të pëlqen frizura e dikujt që i shërben regjimit të ri? sërish asgjë.

    shumica dërmuese e këtyre që po e mbrojnë këtë shërbëtoren që nganjëherë e prezentojnë si ‘eksperte’ 😃, janë njerëz që i kanë shërby strukturave kriminale të regjimit të vjetër.

    sulmet e orkestruara kundër aktivistit shembullor Rron Gjinovci nuk janë aspak parimore. po të ishin të tilla, këta shërbëtorë do të reagonin edhe ndaj komenteve që rroni i bën vazhdimisht kundër veshjes së presidentes të kosovës, kryemininistrit të kosovës e kryeparlamentarit të kosovës (sic).

    se po pritoj me u marrë ma shumë me juve, veç edhe një send për fund: rroni osht maskotë e shoqnisë kosovare, kurse ju jeni shërbëtorë të krimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark