Andi "shpërthen" në akuza ndaj “Për’puthen”: Asgjë nuk është e vërtetë në emision - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Andi “shpërthen” në akuza ndaj “Për’puthen”: Asgjë nuk është e vërtetë në emision

    Insajderi
    14 July 2021 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Andi Shehu është mjaftë aktiv në rrjete sociale, pasi vazhdimisht publikon fotografi e video nga ditët e tij të përditshme dhe me Melisën.

    Së fundmi, Andi ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka shpërthyer në akuza ndaj emisionit të dashurisë “Për’puthen” – i cili e bëri atë të “famshëm”.

    Ai është shprehur se çdo gjë në emisionin e dashurisë ka qenë lojë.

    Andi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, e që një prej tyre e ka pyetur se si e duroje faktin që Melisa ishte në takim me tjerë, ndërkohe që ai ishte larguar nga emisioni.

    “Sepse njerëz të dashur, asgjë nuk është e vërtetë në emision, çdo gjë është fallco. A kaq gjë nuk e kuptoni? Pse jemi neve çifti i vetëm që kemi dalë në emision dhe kemi rezistuar akoma? U përputhëm jashtë”, ka treguar ish-konkurrenti.

    Të njejtën gjë e kishte thënë për emisionin edhe gjatë kohës që u largua si çift me Tea Trifonin, e që kjo e fundit ishte në lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi. Lidhje kjo që nuk zgjati aq shumë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark