Andi tregon se çka ndodh nëse e sheh autoren e ‘Për’puthen’ në rrugë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Andi tregon se çka ndodh nëse e sheh autoren e ‘Për’puthen’ në rrugë

    Insajderi
    04 February 2021 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-konkurrenti i “Përputhen” ka folur për ngjarjet e fundit.

    Ndër të tjera, Andi Sheu u pyet se si do reagonte në rast se do sheh autoren e emisionit në rrugë.

    Duke e ditur se raportet e tyre nuk kanë përfunduar edhe aq mirë pasi Andi ka hedhur disa akuza drejt produksionit, ai dha një përgjigje.

    “Çfarë t’i them unë. Ajo në fakt tani për momentin ka edhe mamin sëmurë ç’është e vërteta, gjë që më ka mërzitur shumë. Pavarësisht se vijnë rrethanat të atilla, dua t’ia them dhe publikisht që mami uroj që t’i bëhet sa më mirë, se jemi njerëz mbi të gjitha. Çfarë të kam thënë, ta kam thënë. Çfarë më ke thënë, ma ke thënë. Nëse do ta takoja, për respekt do ta pyesja “si është mami”, ka thënë Andi.

    Ndryshe, “Përputhen” po vazhdon rrjedhën e emisionit ku së fundi ndodhi takimi i dytë mes Mevlanit dhe Antonelës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark