Tea konfirmoi lidhjen e saj me Beartin ditën e sotme dhe ky lajm bëri bujë në të gjitha rrjetet sociale. Çifti u shfaqën duke u puthur në buzë, në pushimet e tyre në Bogë. Pas postimeve nuk mungoi as reagimi i Andit, i cili ka thënë se ka mbatur pa fjalë. Pak minuta më parë, në Instastory ai ka treguar përmes një shkrimi se e ka mbajtur gojën mbyllur por tani jo më. Ai ka theksuar se ka dalë nga emisioni dhe nuk ka dashur të kthehet por sipas tij, pas kamerave fshihen kontrata dhe firma si dhe shfrytëzim i imazhit të tij.
“Vija nga hici para botes se kamerave! Kujtdo personi i duket bukur , te gjithe ju do mendoni ” ë sa bukur fama, vemendja etj etj ” po ashtu si un edhe te gjithe konkurentet e tjere jam shume i sigurt qe janë genjyer nga kjo bote qe duket shume e bukur , ama pertej kamerave fshihen letra, kontrata, firma dhe shume politika te tjera te shpifura sic ishte shfrytzimi i imazhit tim ! Kemi rene te gjithe pre e kesaj bote ne pamje te pare te bukur ama kur i vjen fundi kupton qe disa copa letrash te mbajn gojen mbyllur tek familjaret , miqtë dhe publikut ! Por jo me tani po flas me ze te larte ! Hyra ne ate emision per te gjetur dashurine ama jo vetem dashurine qe sgjeta por u detyrova dhe te heshtja, te mbyllja gojen pervecse zemres! Tani nuk me intereson me asgje tjeter vecse te jem i sinqert me familjen time , miqtë dhe publikun ! Ju kerkoj ndjesë te gjitheve kam tentuar shume here te flas ama ato kontrata e letra jan te frikshme! Prandaj dhe shpesh nuk kam ardhur ne emision kam dashur te largohem prej kohesh prej andej , ama nuk jepja dot sqarime sepse ekzistonte meraku i kontratave ! Me eshte kerkuar te rikthehem ne emision dhe te dal sesben cift me Tean ! Kjo eshte gjithe historia ime ne ekran! Tani te behet ca t behet sme plas fare per ato kontrata nuk kam frike! Ju dua shume te gjitheve!”, ka shkruar Andi.