Insajderi
Biznes

Android 10 së shpejti në familjen Nokia

Insajderi
26 August 2019 - 13:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Duke filluar në tremujorin e katërt të vitit 2019, adhuruesit e telefonave inteligjentë Nokia mund të marrin një azhurnim të Android 10 dhe të shijojnë përvojën më të fundit të këtij softueri.

Juho Sarvikas, drejtor i Produkteve në HMD Global, tha telefonat e kompanisë do të jenë edhe më të shpejtë me sistemin e ri operativ.

“Ne jemi prodhuesi i vetëm 100% i dedikuar për sistemin më të ri operativ Android në të gjithë portofolin tonë. Programet tona beta, të cilët na ndihmojnë të realizojmë premtimin tonë unik Android e bëjnë përvojën tuaj me Nokia më të mirë,” tha ai.

Sarvikas ka siguruar pronarët e telefonave inteligjentë Nokia se do të marrin azhurnime dyvjeçare të sistemit dhe azhurnime trevjeçare të sigurisë, transmeton KosovaPress.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark