Anëtari i LDK’së publikon një mesazh skandaloz për të cilën pretendon se i erdhi një vajze nga Ministria e Financave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i LDK’së publikon një mesazh skandaloz për të cilën pretendon se i erdhi një vajze nga Ministria e Financave

    Insajderi
    12 November 2024 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i të rinjve të LDK’së, Paris Guri, ka publikuar një mesazh për të cilin pretendon se i ka shkuar në email nga Ministria e Financave një vajze. Në të thuhet “Mendjemadhësinë ruajeni për veten tuaj”.

    Guri, sipas një shkrimi në ‘Facebook’ pretendon se vajza i kishte pyetur MF’në pse nuk i është ekzekutuar paga nga ta, ku për pasojë i ka ardhur në email ky mesazh, shkruan Insajderi.

    “Merreni me mend, me email zyrtar, shteti i cili me muaj nuk ia ka ekzekutuar pagën e merituar vajzës, gjen vend për tallje. Me gjuhë fyese, i thotë ‘MENDJEMADHËSINË RUAJENI PËR VETEN TUAJ’’. Do të thotë, shteti LITERALISHT TË OFENDON!”, shkruan ai.

    “Kushdo që e ka shkru këtë email, duhet me shku në shpi. Në një qeveri normale dhe me një ministër normal, do të duhej të kërkohej publikisht falje! Por ama, fatkeqësisht, as qeverinë dhe as ministrin nuk i kemi normalë! Qasja e tyre arrogante po shihet që është instaluar edhe në përgjigjet institucionale nëpërmjet email-ve!”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark