Anëtari i TBA'së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Anëtari i TBA’së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit

    Insajderi
    02 March 2025 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sadik Gjokaj, i njohur me nofkën ‘Kobra’, anëtar i grupit artistik “The Bloody Alboz” ka konfirmuar vdekjen e Mentor Palokajt.

    Gjokaj ka shpërndarë një fotografi me të, ku është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen e Palokajt, shkruan Insajderi.

    I tronditur nga vdekja e parakoshme te shokut tim Mentor Tee Palokaj pusho ne paqe“, ka shkruar “Kobra” në ‘Facebook’.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen Arbëria në Prishtinë pasditen e së dielës.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Insajderin se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

    Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

    Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

    Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark