×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Anëtarja e Bordit të ShSKUK-së, Agreta Gecaj-Gashi tenton ta frikësojë infermierin Duraku përmes shefit të tij (Audioincizimi)

    Insajderi
    06 March 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-nënkryetari i Sindikatës së Infermierëve në QKUK, Enlirat Duraku ka akuzuar anëtaren e Bordit të SHSKUK-së, Agreta Gecaj-Gashi se ka kërkuar nga drejtori i Klinikës së Reumatologjisë, Avni Kryeziu ta denoncojë atë në Komision Disiplinor. Gazeta Insajderi ju sjell edhe bisedën mes dyshes, ku drejtori i konfirmon infermierit Duraku për telefonatën e pranuar nga Gecaj-Gashi, gjegjësisht paralajmërimin e saj ndaj infermierit që sipas saj po shkruan “kundër shtëpisë së tij.

    Kërkesa e anëtares së Brodit të ShSKUK-së për ta dërguar atë në Komision Disiplinor sipas Durakut po ndodhë pasi shkruan për rastet e keqpërdorimit brenda spitalit.

    Agreta Gecaj-Gashi e Bordit të SHSKUK-së ( Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ) paska kërku nga Drejtori u Klinikës ku unë punojë që të më denoncon në Komision Diciplinor, vetëm pse unë shkruaj, reagoj dhe bazuar në Ligjin për Sinjaluesit i publikoj parregullsitë dhe çështjet që shkojnë në dëm të komunitetit tim dhe qytetarëve”, ka shkruar ai në reagimin e tij.

    Përmes reagimit të tij, Duraku ka thënë se një anëtare e SHKSUK-së këtë rast, Agreta Gecaj-Gashi nuk ka të drejt të ia ndalojë lirinë e shprehje.

    “Njoftim publik për Agretën e cila është vetëm anëtare e Bordit të SHSKUK-së si dhe nuk ka të drejtë me e shtyp lirinë e shprehjes dhe kritikën: Agreta kurr nuk ta jap satisfakcionin me dal unë para Komisionit Diciplinor me urdhër tëndin për shkak se e flas të vërtetën, këtë harroje”, ka thënë ai.

    Tutje, anëtari i Sindikatës së Infermierëve është shprehur se më parë lë punën se sat ë ndaloi të flas për keqpërdorimet.

    “Më parë e lë punën dhe nuk të nënshtrohem, nuk e fshehi të vërtetën, nuk e mbuloj paaftësinë dhe neglizhencën”, u shpreh ai.

    Mes tjerash, Duraku e ka akuzuar anëtaren e SHSKUK që po ndikon tek drejtorët e Klinikave për t’i ndëshkuar punonjësit e tjerët shëndetësorë, që sipas tij janë të zëshëm dhe flasin të vërtetën.

    Reagimi i plotë:

    Se anëtarja e Bordit të ShSKUK-së, Agreta Gecaj-Gashi ka tentuar të ndërhyjë direkt në punën e anëtarit të Sindikatës së Infermierëve, konkretisht t’i ndalojë reagimet e tij kundrejt keqpërdorimeve që po ndodhin brenda QKUK, e dëshmon edhe biseda që ky i fundit e ka bërë me drejtorin e Reumatologjisë, Avni Kryeziun.

    “Ajo Agreta, se di çka ke shkru… më tha ai Enlirati, punëtori juaj po shkruan për klinikë keq”, dëgjohet duke i thënë drejtori infermierit, Enlirat Duraku.

    “Ish kanë nervoz diçka, a e ke sha direktë atë a kështu përgjithësi”, dëgjohet tutje duke thënë drejtori i Reumatologjisë.

    Insajderi ju sjell audionincizimi i plotë:

    Por kush është Agreta Gecaj-Gashi?

    Deri në muajin prill të vitit të kaluar, Agreta Gecaj-Gashi  mbante postin e kryesueses së Bordit Drejtues të ShSKUK-së.

    Në muajin mars të 2022, Komisioni për Shëndetësi kërkoi dorëheqjen e Agreta Gecaj-Gashit.

    Sa kishte postin e kryesues ajo u përzgjodh edhe si anëtare e Panelit Zgjedhor për përzgjedhjen e drejtorëve në gjashtë klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Agreta Gecaj-Gashi

    Në vendimin që mbanë datën 24 janar të 2022-ës, shihet ajo vet i ka përzgjedhur drejtorët e Klinikave në QKUK, rrjedhimisht i bie se i nënshkroi vetes vendimin.

    “Miratohet Kërkesa për plotësimin dhe miratimin e panelit zgjedhor për përzgjedhjen e drejtorëve të gjashtë (6) të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nga Shefi i Sektorit të Personelit në QKUK, me Nr. Prot: 382, Datë: 21.01.2022”, thuhet në vendim.

    Ky veprim i Gecaj-Gashit ishte hetuar nga Agjencia Kundër Korrupsion nën dyshim për konflikt interesi.

    Kujtojmë që Gecaj-Gashi është anesteziologe dhe intensiviste në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark