Anglia ndalon me ligj që personat të bëjnë seks në shtëpi tyre me personat e familjeve tjera - Insajderi
×
LifeStyle

Anglia ndalon me ligj që personat të bëjnë seks në shtëpi tyre me personat e familjeve tjera

Insajderi
01 June 2020 - 12:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndryshimi i fundit në projektligjin për Rregulloren e Mbrojtjes së Shëndetit (Koronavirus, Kufizimet) Rregullorja 2020 parasheh që “asnjë person nuk mund të marrë pjesë në ndonjë tubim që zhvillohet në vende të brendshme publike ose private, e që përbëhet nga dy ose më shumë persona”.

Bazuar në përkufizimin e ndryshimit të tubimeve, duket se edhe seksi bie nën këto kllapa.

Në të thuhet: “Tubimi është kur dy ose më shumë njerëz janë të pranishëm së bashku në të njëjtin vend me qëllim që të angazhohen në çfarëdo forme të ndërveprimit shoqëror me njëri-tjetrin, ose të ndërmarrin ndonjë veprimtari tjetër me njëri-tjetrin”.

Tingëllon si shah-mat i mirë, apo jo?

Amandamentet në esencë e bëjnë të pamundur për anglezët të bëjnë marrëdhënie seksuale me këdo nga jashtë familjes së tyre. Ndërsa është e vërtetë që tani mund të mblidhen në grupe prej gjashtë personave nëpër vende  publike, mirëpo është shumë e ndaluar të bësh seks në publik (veçanërisht në grupe me gjashtë persona).

Ata të cilët janë në marrëdhënie me ndonjë person nga familja tjetër, me siguri tani kishin dëshiruar të jetojnë në Holandë. Atje jo vetëm se restorantet, pabet dhe baret duhet të rihapen nga sot (e hënë), por qeveria ka këshilluar edhe qytetarët që janë “single” të gjejnë për vete një “mik seksi”.

Qeveria pranoi se rregulli 1.5 metra largësi në vend i privon beqarët nga intimiteti seksual. Si i tillë, Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) përditësoi udhëzimet e tij, duke lejuar beqarët të bëjnë marrëveshje të arsyeshme për “seksin”.

“Ka kuptim që ju si person i vetmuar gjithashtu keni dëshirë të keni kontakt fizik”, thuhet në udhëzim.

“Diskutoni se si ta bëni këtë më së miri. Për shembull, takohuni me personin për të patur kontakte fizike ose seksuale (për shembull, një mik të preferuar apo  “mik seksi”), me kusht që të mos keni sëmundje.

Politika u përditësua pasi u shfaqën personat të cilët e kundërshtonin, distancimit shoqëror duke argumentuar se ato rregulla janë shumë të vështira për t’u zbatuar.

Linda Duits, një gazetare e specializuar në çështjet gjinore, shkroi në “Het Parool”: “Afërsia dhe kontakti fizik nuk janë një luks, ato janë nevojë themelore.

“Nëse kemi mësuar ndonjë gjë nga epidemia e AIDS-it, është se nuk është mundësia që të mos bësh seks”./Insajderi.org.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark