
Moderatorja e njohur Anita Haradinaj ka befasuar ndjekësit e saj me një transformim të papritur të imazhit.
Pas shumë vitesh si bionde, Anita ka vendosur t’i japë fund këtij stili klasik duke u shfaqur me flokë gri-argjendtë, një nuancë që i jep finesë dhe elegancë, por edhe një prekje guximi që rrallë shihet në ekranet shqiptare.
Pamja e re është pritur menjëherë me entuziazëm nga publiku. Komentet në rrjetet sociale janë mbushur me komplimente, duke e quajtur këtë stil si “look europian” dhe “shenjë vetëbesimi”. Shumë vërejnë se ngjyra e re nxjerr në pah tiparet dhe sytë e Anitës, duke e bërë atë edhe më tërheqëse.
Ndryshimin dhe përgatitjen për këtë transformim, Anita ia ka besuar sallonit të Njomzës, vendin e saj të preferuar.