Anita Haradinaj, nuk ka mundur më ta mbajë mllefin që e ka pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Ramush Haradinaj.
Ka vendosur që të rrëfehet në profilin e saj në Facebook, duke treguar fillimisht se sa e vështirë është të gënjehen fëmijët për fatin e babait të tyre.
“Por për herë të parë në gjithë këtë histori procesesh, nuk u ndjeva e irrituar as nga vendet mike që ma njohën shtetin e më ndihmuan kur pata nevojë e as nga vendet armike që bëjnë punën e tyre. Më erdhi veçse neveri për ata që përfaqësojnë fëmijët e mijë në sytë e botës. Po, po sot fshiheni nën petkun e pushtetit por nesër, nesër koha do të flas dhe ju do të jeni të harruar e të shkuar”, ka shkruar Anita Haradinaj.
E në këtë kontekst është kapur në mënyrë specifike tek ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
“ Nesër ti ‘ministër’ Hoxhaj do të jesh gënjeshtarë i paskrupullt në sytë e fëmijëve të tu. Ti Edita Tahiri do sorollatesh spitaleve që dëmet që i ke bërë zemrës duke shtuar kilogram të tepër nga drekat dhe darkat në Bruksel”, ka shkruar Haradinaj, që është edhe prezantuese e lajmeve në Televizionin publik.
Haradinaj ka vazhduar me fjalor të ashpër dhe fyes ndaj Tahirit.
“Le që nuk shquheni për zgjuarsi, efikasitet e inteligjencë por madje -madje as fotogjenik nuk jeni, as objektivi i aparatit të kamerës nuk ju do. Ju jeni tejet irritues kur shfaqeni në publik”, ka shkruar Haradinaj.
Nuk është ndalur me kaq. Ka pasur edhe një kërkesë për Tahirin.
“Hapi sytë kur të shkon në Bruksel dhe dije pse po shkon. Qele najherë këtë bisedë e pastrojë këto liste, mos u frikëso sepse ne jemi fitues dhe ata janë humbësit. Mbroje këtë të ardhme të shtetit tonë, nëse don koha mos me qenë mizore ndaj teje”, ka shtuar Haradinaj.
“Se mo për president e për kryeministër e parlamentar s’po foli hiq se prapë po e përsërisë, po ja le kohes!!!!”, ka përfunduar Haradinaj./Insajderi.co
Lexoni në Insajderi, #DOSJAGRANDE
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=jMGxdadMk-s&list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM” title=”Lexoni në Insajderi #DOSJAGRANDE”/]