Vlerësimi i Donald Trump pas Konventës së Partisë Republikane është rritur për 6 për qind dhe ky njëherazi është renditja më i mirë në raport me kundër kandidaten nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton që nga shtatori i vitit 2015.
Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump kryeson me 44 për qind kundrejt 39 për qind në raport me kandidaten demokrate, Hillary Clinton, tregon anketa e CNN-it.
Rejtingu i Trumpit pas Konventës së Partisë Republikane është rritur për 6 për qind dhe ky njëherazi është rejtingu më i mirë në raport me Clintonin që nga shtatori i vitit 2015, transmeton lajmi.net.
Përparësinë Trumpi e ka rritur duke ju falënderuar përkrahjes të votuesve të pavarur nga të cilët 43 për qind pas Konventës kanë thënë se me siguri do ta mbështesin kurse 41 janë deklaruar kundër.