×
  • Showbiz
  • Show

    Ankohet Luizi: Policët nuk po më falin, po marr gjoba edhe pse e njoh kryeministrin

    Insajderi
    01 August 2023 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari Luiz Ejlli vazhdoi të mbeste një fenomen edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania.

    Megjithatë, mes angazhimeve të shumta ai duket se ka një problem me gjobat e policisë.

    Kjo pasi në një video të publikuar së fundmi në InstaStory, artisti shkodran ka thënë se ai nuk po kursehet nga marrja e gjobave, pavarësisht njohjeve që ka.

    “Sa u çova prej gjumit, si shkodran dihet që na ka qejfi shumë të flemë në zheg, thash po kontrolloj makinën për gjoba, kur ça me pa. Gjobë për shpejtësi, për rrip, për përdorim telefoni. Tani u binda që të kesh mik kë të duash, polic, ministër, kryeministër, ky radari qenka, edhe këta dronët“, ka thënë Luizi.

    E duke marrë parasysh këtë fakt, fituesi i Big Brother VIP Albania 2 pati një mesazh sensibilizues për fansat e tij të shumtë.

    “Shkurt muhabeti po shkoj t’i paguaj, s’po ua them sesa, por mend për herë të tjera. Meqë ra fjala, ecni avash, veni rripat dhe shihni rrugën”, ka thënë Ejlli.

    Luizi përndryshe ka qenë këtë verë një prej emrave më të angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark