Insajderi
Aktuale

Anti-Droga në aksion, bastisjeve i bashkëngjitet edhe lagjja “Margona” në Prishtinë

Insajderi
23 February 2022 - 23:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në vazhdën e aksionit të njësiteve të Anti-drogës, bastisje kundër narkotikëve janë duke u zhvilluar edhe në lagjen “Marigona”, në Çagllavicë të Prishtinës, shkruan Gazeta Insajderi.

Burimet Insajderit kanë bërë të ditur se në këtë lagje aktualisht gjenden ekipe të njësitit Anti-drogë dhe Dogana e Kosovës.

Bastisje janë kryer edhe në disa lokacione të tjera në Prishtinë dhe në Pejë.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 80 kilogramë drogë të llojit heroinë në Han të Elezit.

Ndërkaq është bërë e ditur se 7 persona janë arrestuar kurse dy të tjerë janë në kërkim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark