Anton Quni: LDK do të kthehet si parti e parë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Anton Quni: LDK do të kthehet si parti e parë në Kosovë

    Insajderi
    30 October 2022 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi se kthimi i LDK-së si parti e parë në Kosovë është domosdoshmëri dhe imperativ i kohës që LDK të kthehet si parti e parë në vend.

    Quni, i cili po qëndron në Gjermani ku ka takuar strukturat e partisë atje, tha se kthimi i Lidhjes Demokratike si parti e parë i duhet Kosovës.

    Ai ndër tjerash tha se do ta arrijnë këtë.

    Rrugëtimi i përbashkët me bashkatdhetarë është objektiv i dy njerëzve më të çmuar të LDK-së: të parit tonë historik, Presidentit Rugova, si dhe të parit tonë sot, kryetarit të rikthimit, Lumir Abdixhiku” – shkroi ai.

    Postimi i tij:

    Bashkë për atdheun

    Me bashkatdhetarë dhe struktura të Nëndegës së LDK-së Niedersachsen (Saksoni e Ulët), në Gjermani.

    Është domosdoshmëri dhe imperativ i kohës që, LDK; e para e Republikës të kthehet në vend të parë. Kjo i duhet Kosovës. Dhe këtë bashkë do ta arrijmë.

    Rrugëtimi i përbashkët me bashkatdhetarë është objektiv i dy njerëzve më të çmuar të LDK-së: të parit tonë historik, Presidentit Rugova, si dhe të parit tonë sot, kryetarit të rikthimit, Lumir Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark