Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Anton Quni me numrin 7, tha se tubimi qendror i mbajtur në Prishtinë nuk ishte vetëm një takim elektoral, por një mesazh i fuqishëm besimi në rrugën politike të LDK-së.
“Pamjet e sonte flasin vetë. Ishte një bashkim brezash, me energji të jashtëzakonshme dhe vendosmëri për t’ia kthyer vendit dinjitetin, zhvillimin dhe orientimin e sigurt euro-atlantik”, tha Quni.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që energjinë e këtij tubimi ta shndërrojnë në pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Mos qëndroni anash. Dalja masive në votime është çelësi i suksesit tonë të përbashkët. LDK është shtëpia e lirisë dhe e shtetndërtimit”, ka shtuar ai.