Insajderi
Lajme

Anton Quni: Zotohem të jem zëri juaj i palëkundur

Insajderi
19 December 2025 - 16:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Anton Quni: Zotohem të jem zëri juaj i palëkundur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i japin besimin e tyre për të vazhduar, siç tha ai, rrugëtimin e përbashkët drejt një të ardhmeje të sigurt dhe me dinjitet.

Quni tha se kërkon mbështetjen për të qenë një zë i palëkundur i tyre në institucionet e vendit.

Ai fton qytetarët të bashkohen për ndryshim.

“Zgjidh Shpresën, Zgjidh Përvojën! Të dashur qytetarë, Sot kërkoj besimin tuaj për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët drejt një të ardhmeje të sigurt dhe me dinjitet. Me numrin 7 në listën e LDK 123, unë zotohem të jem zëri juaj i palëkundur. Besimi juaj është përgjegjësia ime më e madhe. Le të bashkohemi për të sjellë ndryshimin që meriton vendi ynë! Voto LDK 123 Voto Lumir Abdixhiku 1 Voto Anton Quni 7”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark