Ish konkurrentja e “Për’puthen, Antonela Berisha, e ka konfirmuar se është në njohje me një djalë, i cili është një personazh i sportit.
“Po provoj ta njoh një djalë, por nuk e di a jam gati realisht. Nuk është i Për’puthen. Është personazh VIP, por jo i Për’puthen. Është personazh i sportit”.
Antonela ishte e ftuar në Top Channel, ku tregoi se djali që ëshë duke u njohur me të ëshë VIP, por edhe një tip xheloz.
“Për gjëra banale bëhet xheloz, unë nuk i jap shkas, por janë të sëmurë njerëzit. Kush është xheloz është i sëmurë. S’duhet të jetë xheloz posesiv, fanatik dhe të durojë karakterin tim të vështirë që kam”, tha Antonela.