×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Anulimi i dyshimtë i tenderit milionësh për thertore në Prishtinë, ankohet “daja i famshëm i Vetëvendosjes”

    Insajderi
    18 January 2024 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Përparim Rama i LDK’së, ka anuluar tenderin milionësh për ndërtimin e Thertores publike. Sipas njoftimit, anulimi i këtij projekti ka ardhur pasi asnjëri nga katër tenderuesit nuk janë të përgjegjshëm. Kundër vendimit të komunës, në OSHP, ka shkuar një ankesë. Kompania “Alfa.i” Sh.p.k përmes një ankese pretendon se oferta e tyre është refuzuar kundërligjshëm. Gazeta Insajderi raporton se pronar i kopanisë “Alfa.i” është biznesmeni Halil Jahaj, daja i famshëm i Florent Ramqajt të Vetëvendosjes. Insajderi sjell detajet.

    Në fund të muajit dhjetor të 2023’ës, Komuna e Prishtinës ka anuluar aktivitetin për “Ndërtimin e thertores publike” me arsyetimin se asnjëri nga katër tenderuesit nuk janë të përgjegjshëm.

    Ju njoftojmë se ky aktivitetet do të anulohet dhe do të Ri tenderohet prapë”, shkruhet në vendim e publikuar me datën 13.10.2023.

     

    Çfarë parashihet në dosjen e tenderit për thertore

    Tenderi për “Ndërtimin e thertores publike” në Prishtinë kapte vlerën prej 3 milionë e 500 mijë euro. Njoftimi për hapjen e tenderit ishte bërë me datë 7 shtator 2023 dhe është anuluar me 13 dhjetor 2023, shkruan Insajderi.

    Sipas dosjes, vlera e parashikuar për këtë tender ishte planifikuar të ndahet për tri vite: Buxheti për vitin 2023- 1.400.000.00, Buxheti për Vitin 2024 – 1.100.000.000 dhe Buxheti për Vitin 2025 – 1.000.000.000 euro.

    Katër Operator Ekonomik kishin aplikuar për këtë tender. Sipas vendimit për anulim thuhet se asnjeri nga këto kompani nuk kanë qenë ofrues të përgjegjshëm.

    Çfarë thotë ankesa e kompanisë së “dajës së Vetëvendosjes”

    Kompania “Alfa.i” Sh.p.k e biznesmenit, Halil Jahaj, me datën 5 janar ka bërë ankesë tek Organi Shqyrtues i Prokurimit.

    Në aneksen e tyre, kjo kompani pretendon se ka qenë e vetmja kompani që ka plotësuar kërkesat e dosjes së tenderit.

    Në këtë aktivitet të prokurimit vetëm ne jemi ofruesi i përgjegjshëm ndërsa të tre ofruesit tjerë janë të papërgjegjshëm”, thuhet në ankesë.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje tek kompania në fjal për të mësuar nëse anulimi i këtij tenderi ka prapavijë politike, por deri ne momentin e publikimit të këtij artikulli, nga kjo kompani nuk kanë kthyer përgjigje.

    Kompania pretendon se kanë ofertuar me çmimin më ë lirë dhe janë tenderuesi i vetëm i përgjegjshëm në këtë aktivitet të prokurimit.

    Këtu mund të gjeni anketën e plotë.

    Cila është lidhja e biznesmenit Halil Jahaj me Lëvizjen vetëvendosje

    Biznesmeni i njohur, Halil Jahaj vite më parë është quajtur si “Daja i Vetëvendosjes” nga aktivistët e kësaj partie.

    Aktivisti i shquar i Vetëvendosjes, Pajtim Demaj, në vitin 2019 kishte publikuar në Facebook një foto bashkë me këshilltarin financiar i ministrit Liburn Aliu, Florent Ramqaj. “Daja i Vetëvendosjes” është dajë i këshilltarit të Liburn Aliut, Florent Ramqajt.

    Lidhja e tyre është dëshmuar edhe me faktin se kompania e tij u kap duke kërkuar ryshfet 30 mijë euro nga një kompani ndërtimore që përmes një audio-incizimit dëshmon korrupsionin në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Planikifimit Hapësinor, që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

    Po ashtu Jahaj ka qenë financues i Vetëvendosjes, aktivistët e së cilës e nderuan me titullin “daja”.

    Financimin që e bëri Jahaj, e ka njoftuar edhe vetë partia e kryeministrit Albin Kurti. Në njërën nga pasqyrat financiare të publikuara nga VV, “daja” shihet të ketë financuar këtë parti në vitin 2021, kur partia e Kurtit fitoi gjysmën e votave të elektoratit./Insajderi.org/

    Insajderi kishte bërë edhe një hulumtim se si daja i famshëm i Vetëvendosjes ksihte zhvatur buxhetin e Universtitetit të Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark