Autoritetet anulluan një alarm për cunami që u njoftua sot pasi një tërmet i fuqishëm goditi pjesën jugore të Kilit. Sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan lëkundjet ishin të magnitudës 7.6 ballë dhe me epiqendër 40 kilometra larg bregut jugor të Kilit.
Shërbimet e emergjencës evakuan rreth 4 mijë persona nga zona Los Lagos.
Një tjetër tërmet prej 7.8 ballësh u regjistrua pranë Ishujve Solomon më 8 dhjetor, ndërsa një tërmet prej 7.9 ballësh u regjistrua në Papua New Guinea më 17 dhjetor. /Insajderi.com