Festivali vjetor i therjes së maceve dhe qenve në Kinë, Yulin Festival, është anuluar këtë vit si rrjedhojë e një peticioni online të cilin e kishin nënshkruar mbi 11 milion persona, raporton The Sun.
Fenomeni i ngrënies së maceve dhe qenve në Kinë, është po e njëjta gjë sikurse të hash pulën apo lopën. Dhe përveç kësaj, kinezët çdo vit organizojnë një festival në të cilin për dhjetë vite janë therur dhe ngrënë rreth 10 mijë apo 15 mijë këlyshë dhe krijesa të tjera, si edhe mace.
Deri një dekadë më parë ky ushqim është konsideruar si delikatesë në Kinë, por me kalimin e kohës njerëzit filluan të zbusin këto kafshë, të lidhen me ta dhe ti strehojnë.
Kafshët së pari mbyllen dhe lihen në kafaze dhe në fund theren dhe jepen, dhe gatuhen në mënyra të ndryshme.
Aktivistët kishin organizuar shumë protesta përgjatë viteve kundër festivalit dhe në fund dolën fitimtar këtë vit duke e anuluar mbajtjen e festivalit. /Insajderi.com