Insajderi
Lajme

Anulohet gjykimi për Pjetër Shalën, fillon më 19 maj

Insajderi
04 May 2023 - 16:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Anulohet gjykimi për Pjetër Shalën, fillon më 19 maj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykimi për ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalën, do të fillojë më 19 maj.

Gjykata Speciale, në një njoftim të lëshuar për media, ka bërë të ditur se sot nuk është mbajtur gjykimi për të dhe është shtyrë deri më 19 maj, më 09:30, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas Speciales, gjykimi ndaj tij nuk do të mbahet as nesër.

“Pas urdhrit verbal të trupit gjykues, gjykimi ndaj Pjetër Shalës është shtyrë për sot dhe seanca e caktuar për nesër (5 maj) është anuluar. Gjykimi do të rifillojë ditën e premte, më 19 maj, në orën 09:30”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark