Në komunën e Deçanit sot ishte paraparë të mbahej një koncert.
Por që për shkak të aksidentit tragjik në Kroaci, ai është anuluar.
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një njoftimi në Facebook ka treguar që ky koncert është anuluar për shkak të aksidentit tragjik në Kroaci, si pasojë e të cilit vdiqën 10 persona.
Postimi i tij:
‘Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit,
bashkëndjejmë dhimbjen me të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që u lënduan në aksidentin tragjik të ndodhur sot në Kroaci, me bashkatdhetarët nga Kosova.
Për këtë arsye, komuna e Deçanit merr vendim që koncerti i paraparë të mbahej sonte, të anulohet!
Ju faleminderit për mirëkuptim!