Një konferencë e tre liderëve të partive opozitare e paralajmëruar të mbahet sot në orën 14 është anuluar.
Këtë e ka konfirmuar Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai nuk ka dashur që të japë sqarime në lidhje me arsyet e anulimit të konferencës.
Anulimin e konfirmoi më vonë përmes një komunikate për media edhe partia e tij.
“Konferenca e paraparë të mbahet në ora 14:00 është anuluar. Për çdo gjë tjetër do t’iu njoftojmë me kohë”, thuhet në komunikatë.
Në anën tjetër, Muharrem Nitaj, zëdhënës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se konferenca nuk është anuluar por është shtyrë për orën 14 30.
Partitë opozitare paralajmëruan se sot do të mbajnë konferencë për protestën që pritet të mbahet nesër në Prishtinë/Insajderi.com