×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Anulohet “Marshimi kundër frikës” në Bruksel

    Insajderi
    26 March 2016 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizatorët kanë anuluar “Marshimin kundër frikës”, të planifikuar për të dielën në Bruksel, pasi autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos mblidhen për shkaqe të sigurisë.

    “U bashkohemi autoriteteve në propozimin për shtyrjen e marshimit dhe kërkojmë nga qytetarët që të mos mblidhen të dielën”, kanë thënë organizatorët përmes një deklarate.

    Deklarata është bërë vetëm disa orë pasi ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon, ka ftuar publikisht qytetarët që të mos marshojnë.

    Kryetari i Brukselit, Yvan Mayeur, ka thënë po ashtu se tubimi duhet të shtyhet për disa javë.

    Organizatorët fillimisht kanë thënë se marshimi synon të tregojë se Bruksesli dhe shteti refuzojnë të frikësohen nga terrorizmi, pas sulmeve të 22 marsit në këtë vend, të cilat kanë lënë të vrarë 31 persona dhe të plagosur rreth 270.(Rel)

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark